Dibër, vendkalim i ri kufitar Shqipëri-Maqedoni
Pika e re e kalimit kufitar në këtë zonë është në fshatrat Xhepishtë-Trebishtë dhe se ajo do të shfrytëzohet nga banorët e zonave kufitare.
Hapja dhe funksionimi zyrtar i kësaj pike kufitare pritet të bëhet gjatë muajit të ardhshëm. Në ceremoninë e promovimit të vendkalimit të ri kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të Qeverisë së Maqedonisë, ndërsa nga pala shqiptare kanë qenë të pranishëm përfaqësues të partive Aleanca Maqedonase në Shqipëri, njofton Ina.
Në zonën e Dibrës ky është vendkalimi i dytë kufitar, pas atij të Bllatës, i cili lidh dy vendet fqinje.