Sexy Santa feston ditëlindjen e 32-të

Mbrëmë, këngëtarja, Christina Aguilera, ka festuar ditëlindjen e sajë të 32-të e meqë ditëlindja i ka qëlluar afër festave të fundvitit, këngëtarja ka zgjedhur të vishej pak a shumë si Santa.
Anëtarja e jurisë në, “The Voice” në Amerikë, për ditëlindjen e saj zgjodhi të vishte një bluzë të bardhë tejet të shkurtër me një pallto të zezë e në kokë mbante kapelën e babagjyshit të vitit të ri.
E përveq ditëlindjes, këngëtarja e hitit, “Dirty” do të ketë edhe një arsye më tepër për të festuar pasiqë, këto ditë, hakeri i cili publikoi foto nudo të shumë këngëtareve e në mesin e tyre edhe Christinës, u dënua me dhjetë vite burgim./Indeksonline/