Dick Marty Keqkuptuat raportin tim

Europarlamentari Dick Marty, flet për herë të parë për një media shqiptare lidhur me raportin e shumëpërfolur të tij mbi “trafikun e organeve”. Në intervistën e dhënë agjencisë shqiptare të lajmeve në Zvicër “Albinfo”, Marty shfajëson Thaçin dhe UÇK-në duke saktësuar se trafikimi i organeve nuk është bërë nga kryeministri në ikje i Kosovës, por nga njerëz të afërt të tij.
”Them se njerëz shumë të afërt të z. Thaçit janë të implikuar. Pra, është e vështirë të mendosh se ai nuk ka dëgjuar kurrë për to. Për ndryshim nga zonja Carla del Ponte, unë saktësoj shumë aspekte. Nuk them se bëhet fjalë për qindra transplantime të paligjshme. Flas vetëm për një grusht rastesh” thote raportuesi i Keshillit te Europes.
Në vijim, Marti shprehet se raporti dhe veprimtaria e tij nuk duhen kuptuar si diçka kundër bashkësisë kosovare ose asaj shqiptare shqiptare.
”Unë mendoj se jam përpjekur të bëj një punë që më ishte kërkuar. Nuk e kërkova unë këtë mandat, por u ngarkova për ta kryer atë. E bëra me ndërgjegje të plotë” thotë Marti.
Europarlamentari zviceran shprehet më tej se nuk e ka kundërshtuar asnjëherë pavarësinë për Kosovën, por se kishte preferuar që kosovarët të kishin vendosur vetë dhe jo që ky vendim të ishte marrë nga Washingtoni, Berlini apo Parisi.
Ai ka mohuar kategorikisht se ka përdorur material nga Beogradi për të përpiluar raportin, ndërsa shton se nuk pret instrumentalizim të materialit të hartuar.