E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trashegimia shpirterore studiuesit Financim dhe promovim

Pas shpalljes pasuri Kombëtare dhe përfshirjes në kuadrin ligjor vlerat e trashëgimsë shpirtërore kërkojnjë reforma konkrete. Dy hallkat më delikate në këto fusha mbeten ruajtja dhe studimi. Sipas studiuesit Vaso Tole, dikasterit të kulturës tashmë i del për detyrë që në bazë të ligjit të mbështesë financiarisht me fonde vlerat e trashëgimisë gojore, njësoj si ato monumnetale.

"Ajo që është e rëndësishme në rastin tonë është fakti që si duhet të reagojmë karshi asaj kulture tradicionale shpiërtore, e cila për fat të mirë, në një pjesë të madhe të territorit të Shqipërisë ende jeton si një kulturë gjenuine. Eelementi i dytë që lidhet me cështjen e studimit dhe të ruajtjes ka të bëjë me faktin e mirëmenaxhimit, ose më saktë ripërcaktimit të buxhetit që duhet të kalojë në mënyrë të detyruar trashëgimisë shpirtërore", tha Vaso Tole, studiues.

Burime zyrtare nga Ministria e Kulturës na sqarojnë  se ende nuk ka një zë të vecantë në buxhet, por projektet që lidhen me trashëgiminë shpirtërore janë shpallur përparësi dhe do të financohen.

"Kërkohet një vendimarrje e qartë nga titullari i atij dikasteri që trashëgimia kulturore të mos jetë më në dorë të rastësisë por të jetë e mirëpërcaktuar në buxhet. Pra, fondi të jetë i qartë që në fillim të vitit. Një nga produktet që vjen si pasojë e rregullimit në buxhet të asaj është një kalendar që do të krijohet. Sepse në momentin që ti financon je në gjendje ti ofrosh agjencive turistike në funksion të turizmit, aktivitete të cilat janë të garantuara që do të bëhen", tha Tole.

Sa i takon hallkës së edukimit të brezave të rinj, specialistët janë të kënaqur që nxënësit e gjimnazit kanë mundësinë të studiojnë lëndë mbi trashëgiminë shqiptare dhe europiane.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›