E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dick Marty vlerëson ushtarët e UÇK-së

Raportuesi i Këshillit të Europës, Dick Marty, në një intervistë për mediat kosovare, ka vlerësuar ushtarët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës, duke i cilësuar ata luftëtarë të lirisë.
 

"Në raportin tim kam thënë që shumë prej ushtarëve të UÇK-së, kanë luftuar në mënyrë patriotike për lirinë e vendit të tyre por fatkeqësisht në media askush nuk e citon këtë pjesë", ka thënë Marty.
 

Por ai nuk ka lënë pa përmendur krerët e UCK-së dhe kryeministrin Thaçi, për të cilin ka thënë se veprimtaria e tij kriminale është raportuar që në vitin 1999 nga “New York Times” dhe “The Guardian”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›