Didi Drogba bën diferencën përballë Juventusit
Londër - Çelsi arriti të marrë një fitore të vështirë 1-0 përballë Juventusit në ndeshjen e parë për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Golin e vetëm të takimit e shënoi Didier Drogba në minutën e 12-të. Minutat përpara shënimit të golit flisnin për skuadrën londineze, e cila pas golit pësoi një rënie në lojë.
Zhvillimi i mëtejshëm i ndeshjes e bëri Juventusin më kërkues, duke krijuar shumë raste për të barazuar. Me këtë fitore minimale skuadra e Çelsit ndjehet mjaft e qetë për ndeshjen e kthimit në Torino, ndërsa, Juventusi duhet të marrë një fitore më me shumë se një gol për të vazhduar më tej në turin tjetër.