E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha prezantohet te Horsens

Besart Berisha prezantohet tek Ac Horsens. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do ta vazhdojë sezonin 2007/’08 në kampionatin danez, siç njihet ndryshe “Superligaen”.

Ende pa shkelur te Bërnli në Çempionshipin anglez, pas huazimit te norvegjezët e Rosenborgut, 23-vjeçari është larguar nga skuadra.

Dje, Berisha ishte në ambientet e klubit të Horsens, ku do të aktivizohet për gjashtë muajt e ardhshëm. Kuqeziu e njeh mjaft mirë ekipin, pasi ka luajtur aty në edicionin 2005–‘06, kur kartoni i tij zotërohet nga gjermanët e Hamburgut. Gjatë atij edicioni, Berisha ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës, me 11 gola të shënuar në 31 takime.

Tashmë që u rikthye, lojtari shpreson të ndihmojë “të verdhët” që të ngrihen në klasifikim: pas 17 javëve të para, ata renditen të fundit në kampionat (vendi i 12), me 11 pikë të grumbulluara. “Kisha disa oferta, por Horsens është në zemrën time dhe zgjedhja nuk ishte aspak e vështirë”, deklaroi Berisha gjatë prezantimit.

“E njoh ambientin dhe do të jap maksimumin që klubi të qëndrojë në elitën e futbollit danez. Që prej kohës kur luaja këtu kanë ndodhur shumë gjëra, por ekipi ka kualitet të dalë nga situata e vështirë”. Afrimi i sulmuesit, që do të mbajë fanellën me numrin 16, është përshëndetur edhe nga drejtori sportiv i klubit, Xhesper Hansen.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›