Diego beson: Mund ta fitojmë kampionatin
“Kemi lojtarë me mjaft cilësi dhe një trajner të shkëlqyer si Çiro Ferrara”, u shpreh braziliani në një intervistë për faqen e internetit “fifa.com”. Ai shtoi se bardhezinjtë janë ende në garë për të fituar titullin kampion në Serinë A.
Ish-mesfushori i Verder Bremenit ka folur edhe për ambientimin e tij në kampionatin italia dhe ndryshimet midis Bundesligës dhe Serisë A. “Në Torino gjeta një pritje fantastike dhe menjëherë e kuptova që isha në një klub të madh. Ndryshimi më i madh midis kohës kur luaja tek Verderi ishte te skema taktike që përdornin kundërshtarët. Këtu janë më të fortë taktikisht dhe luajnë më mbyllur. Gjithashtu, edhe fushat këtu nuk janë aq të mira sa në Gjermani”, nënvizoi Diego.
Ai nuk i ka humbur ende shpresat për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Afrikës dhe e pret një ftesë nga trajneri i Brazilit, Karlos Dunga: “Ai i njeh cilësitë e mia dhe e di se çfarë mund të jap. Duke luajtur tek Juventusi do t’i jap më shumë mundësi për të më parë, por të luash për “Selesaon” duhet të punosh fort dhe me durim”.