Krimet e Rënda kërkojnë arrestimin e Ilir Kumbaros
Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për Kumbaron. Kërkesa u bë nga prokurori Xhavit Hana, gjatë seancës së sotme për çështjen e biznesmenit shqiptar nga Maqedonia Remzi Hoxha, i zhdukuar më shumë se një dekadë më parë.
Disa ditë më parë Gjykata e Lartë zhfuqizoi masën e arrestit për Kumbaron pasi kishin skaduar afatet ligjore. Menjëherë pas këtij vendimi edhe gjykata britanike, ku qëndronte i arrestuar Kumbaro kishte marrë vendim për lirimin e tij.
Ish-oficeri i lartë i Shërbimit Sekret, Kumbaro, që është nën akuzë për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit, Remzi Hoxha u arrestua në Londër në muajin Tetor të 2008, pas një kërkimi ndërkombëtar nga Interpol.