E Diel, 1 Nëntor 2026

Melo futbollisti më i dobët në Serinë A

Mesfushori i Juventusit, Felipe Melo, është zgjedhur futbollisti më i dobët në Serinë A, sipas një ankete vjetore të radios italiane RAI.
Ish-futbollisti i Fiorentinës, i cili në Juventus erdhi si një përforcim i madh i mesfushës, nuk ka arritur të gjendet mirë në mjedisin e ri dhe ka marrë 'shpërblimin' e futbollistit më të dobët në Serinë A, "Bidone d'Or".
Paraqitjet e dobëta i kanë dhënë atij titullin e futbollistit më të dobët, duke marrë 22.87% të votave. Pas tij ka qenë Ricardo Quaresma, ndërsa në pozitën e tretë është gjendur një lojtar tjetër i Juventusit, Thiago. Më pas janë renditur Dida, Mancini, Huntelaar dhe Ronaldinho.
Melo është braziliani i tretë i cili shpallet futbollisti më i dobët në kampionatin italian, pasi këtë titull më herët e kanë mbajtur edhe Rivaldo (2003) dhe Adriano (2006 dhe 2007).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›