E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diego mund të kthehet pas dëmtimit

Ndeshja e së enjtes mes Juventusit dhe Genoas nuk do të vlejë për kryesuesin e klasifikimit, por Juventusi dëshiron të bëjë poker me të gjithë kushtet. Edhe për faktin se humbja në Marasi sezonin e kaluar djeg ende te bardhezinjtë. Për këtë arsye trajneri Ferrara nuk do të luajë me formacionin e dytë. Me shumë mundësi mund të shihet në fushë brazilaini Diego i cili ka vendosur të rikthehet pas dëmtimit ndaj Lazios. Ndërsa të sigurata janë rikthimet e Felipe Melos dhe Tiagos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›