TIA: Partitë fshehin paratë e fushatës

Transparency International Albania vlerëson se partitë politike në Shqipëri fshehin faturat e fushatës elektorale. Në një raport mbi situatën aktuale të transparencës së fondeve të fushatës për zgjedhjet e 28 qershorit, TIA vëren se partitë nuk respektojnë Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor. TIA vlerëson se ligji për financimin e partive është i plotë. Transparency International Albania thekson se partitë kanë mungesë së plotë transparencë dhe se fushata mund të jetë bërë me financime të paligjshme apo me fondet publike. TIA i ka bërë apel partive që t'i japin fund heshtjes me financat.