E Diel, 1 Nëntor 2026

Gugash Magani, trajneri i ri i Flamurtarit44-vjeçari Magani dha dorëheqjen nga drejimi i Shkumbinit pas humbjes në Peqin me Besën ne javen e dyte te ketij sezoni

Publikoje ne:

Gugash Magani është trajneri i ri i Flamurtarit. Ish-tekniku i Shkumnbinit do të pasojë në bankinë vlonjatin Eqerem Memushi, ky i fundit dha dorëheqjen pas humbjes 0-3 me Teutën, e treta rresht në katër ndeshjet e para të këtij sezoni.

Magani dha dorëheqjen nga drejimi i Shkumbinit pas humbjes në Peqin me Besën, takim i vlefshëm për javën e dytë.

44-vjeçari Magani do të debutojë në bankinën vlonjate në takimin Gramozi-Flamurtari. Si trajner i Shkumbinit, legjenda e futbollit peqinas barazoi 0-0 në Ersekë me Gramozin.

Flamurtari në katër javët e para ka grumbulluar 3 pikë, një më shumë se Gramnozi i vendit të fundit, 2.

SUPERLIGA 2009-2010
LËVIZJET E TRAJNERËVE

Shkumbini: Gugash Magani (nga java 1-2), Kristaq Mile (nga java 3)

Flamurtari: Eqerem Memushi (nga java 1-4). Nga java e 5-të, Gugash Magani

E Hene, 21 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›