E Diel, 1 Nëntor 2026

Dieta mesdhetare ta zgjat jetën me 15 vite

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit e Universitetit të Mastrihtit kanë punuar për dhjetë vite me radhë duke studiuar 120 mijë burra e gra.

Në përfundim ka rezultuar se ata që ndiqnin një dietë mesdhetare, të kombinuar me ushtrime dhe nuk pinin duhan, jetonin deri në 15 vite më shumë.

Një dietë mesdhetare është e pasur me perime, vaj ulliri, fruta, arra, peshk dhe dridhura. Ajo përmban pak mish e alkool.

Efekti është shumë më i madh tek femrat, që jetojnë deri në 15 vite më shumë, kurse meshkujt deri në 8 vite.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›