E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtesën më të lartë në botë do e ndërtojnë Bin Ladenët

Ndërtesa më e madhe në botë do kushtojë 1.2 miliard dollarë dhe do ndërtohet në Arabinë Saudite nga familja Bin Laden.

Kulla e lartë 1 mijë metra do ndërtohet në qytetin e Xhedah.

Fillimisht ishte menduar që kulla të ishte më e lartë, ndoshta 1.500 metra, por më pas u rimendua një gjë e tillë pasi ekzistonte frika se toka nuk do e mbante këtë strukturë.

Princi Alvaled i Arabisë pretendon se një ndërtim i tillë tregon një mesazh force në kohëra të vështira ekonomike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›