Banesa më e shtrenjtë në botë mund të sekuestrohet
Njeriu më i pasur në Indi mund të humbasë banesën- që mendohet se është më e shtrenjta në botë- për shkak të dyshimeve se toka mbi të cilën është ndërtuar, është shitur ilegalisht.
Mukesh Ambani po përballet me një hetim federal për ndërtimin e banesës luksoze prej 27 katesh, që ka kushtuar 615 milion sterlina.
Mendohet se toka ishte shitur fillimisht për një jetimore, por në vend të saj, aty u ndërtua pallati luksoz.
