E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digat në rrezik, ministria e Bujqësisë do riparojë 50 rezervuarë

Për katër vitet që do të vijojnë projekti i menaxhimit të burimeve ujore parashikon që të ristrukturojë 50 digat kryesore të cilat siaps drejtorit të këtij projekti, Hajri Isamili, mendohet se do të zgjidhin përfundimisht problemin e ujitjes nëpër zonat bujqësore të vendit, por edhe do të shmangin rrezikun që vjen si rezultat i amortizimit të tyre.
Deri tani në të gjithë vendin janë riparuar 35 diga dhe aktualisht në bashkëpunim me një kompani angleze projekti po vijon që të bëjë studimin e disa prej digave të cilat kanë më tepër vlerë strategjike për t'u rindërtuar, ka shtuar Hajri Ismaili.
Deri tani projekti i Ministrisë së Bujqësisë ka identifikuar 600 diga në të gjithë vendin të cilat kanë nevojë për riparim, kjo ministri do të fillojë punën me miratimin e fondit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›