E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjen 2 shtepi, deme materiale

Dy zjarre te rena mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne rrethin e Shkodres, ne intervale te ndryshme kohore, kane demtuar dy banesa. Burime nga Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpetimit thane se flaket kane shkaktuar vetem deme materiale. Zjarri i pare u konstatua ne katin e katert te nje vile ne plazhin e Velipojes, duke shkaktuar deme te konsiderueshme materiale. Te njejtat burime thane se nderhyrja e menjehershme e zjarrfikeseve lokalizoi flaket qe rrezikonin te perfshinin gjithe vilen katerkateshe, me pronar Nik Mrinaj. Vila, vijuan burimet, ishte ne rikonstruksion e siper ne prag te sezonit te ri te plazhit dhe kati i siperm ishte teresisht me material polisteroli, cka ka favorizuar dhe flaket. Disa ore me vone, zjarri perfshiu nje shtepi njekateshe, prone e Lah Selimit, ne fshatin Golem, te komunes Rrethina ne Shkoder. Si pasoje e flakeve u demtuan dy dhoma te baneses dhe orendite qe ndodheshin ne to. Sipas policise, shkaqet e dy zjarreve ende nuk jane percaktuar nga grupi hetimor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›