I ftohti, vdes shoferi mbi kamion
Drejtuesi i nje kamioni eshte gjetur i vdekur mengjesin e djeshem ne karrocerine e automjetit te tij, anes rruges kombetare Fier-Ballsh, ne fshatin Mbyet. Ne trupin e Rrapo Rrapajt nuk jane konstatuar shenja dhune. Sipas policise, sinjalizimi per nje te vdekur ne rruge ka ardhur nga telefonata e nje personi qe ka dyqanin prane vendit ku u gjet kamioni me targa PR 1634 B, i ngarkuar me materiale inerte. Ne vendin e ngjarjes shkoi nje grup ekspertesh te kriminalistikes. Nga te dhenat e para dyshohet se shoferi nga Permeti eshte goditur nga infarkti i miokardit. Sipas eksperteve, ai eshte ngjitur ne karroceri per te sistemuar ngarkesen. Ndersa ka dale nga kabina e ngrohte, viktima eshte perballur me te ftohtin dhe ndryshimi i temperaturave ka shkaktuar krizen kardiake. Policia ka derguar trupin e te ndjerit ne spitalin rajonal te Fierit dhe ka njoftuar familjaret e tij ne Permet te vijne per te terhequr kufomen.
Xh.B