Muret e Editit
Nje pervoje kerkimi ne artin bashkekohor. Edit Pulaj le Akademine ne nje kohe te arte vitet 1992-96 per te eksperimentuar dhe njohur kufijte e saj ne nje ambient te huaj
Puna me pikturen nis gjithmone ne nje sfond te zi dhe me tej vershojne ngjyrat mbivendosen shtresezohen derisa krijohet nje nocion estetik. Keshtu punon Edit Pulaj nje artiste e larguar me nje burse studimi nga Akademia e Arteve drejt Anglise ne vitin 1996.
Gjate procesit te shtresezimit te ngjyrave vepra del nga erresira ne drite artistja arrin vetepermbushjen dhe dorezohet. Me zor i shkeputen Editit keto fjale per procesin e krijimit kur ende nuk ka mbaruar me vendosjen e puneve ne ekspozite dhe afer pragut te hyrjes ne Galerise FAP ne Akademine e Arteve shihet nje tavoline qe mban siper shishe uji te zbrazura kuti boje te shperndara llamba ndricimi paketa duhani te mbaruara.
Ekspozita e Edit Pulajt e hapur deri me 17 mars te FAP prezanton pikturat dhe instalacionet e realizuara tri vitet e fundit. Letrat e Murit quhet nje seri panelesh te larta me gjithfare ngjyrash ku te josh syrin e kuqerremta kafja jeshilja e mbyllur okra dhe bluja. Editit i intereson tonaliteti i cdo ngjyre.
Ne rastin e ciklit me 22 pune te teknikes vaj ne leter dimensioni i paneleve merr rendesine qe ka ngjyra ne pikturat e tjera. Ai qe e sheh duhet te kete ndjesine e pafuqise asfiksise marrjes se frymes kur je para nje muri nje pengese ndalese. Muri eshte gjithmone me i madh se ne dhe ne ndihemi te vegjel perballe tij.
Cikli i dyte i puneve te 37-vjecares jane 23 piktura akrilik ne leter akrilik ne kanavace. Vazhdon loja me ngjyren me ndjeshmerine kerkimi personal i artistes per te arritur ne tonalitetet qe ajo kerkon.
Relievet qe krijojne ngjyrat e ngacmojne dhe ate qe i sheh pikturat qe te ftojne te falin ndjesi edhe jashte cdo konteksti logjik. Ndjeshmeria humbet kur shpjegon gjithcka.
Per Editin as simbolet qe perdor ne pikture nuk fshehin nje kuptim.
Ne kater pune akrilik ne leter disa shkronja te shperndara dhe te fshehura ne ngjyren e zeze ftojne te hulumtosh brenda tyre. Nuk i bashkon asgje. Shkronjat per Editin i krijojne pikerisht kete ndjesi konfuzioni qe shperfaqet ne kanavace. shte si mesimi i nje gjuhe tjeter dhe thellimi ne njohjen e saj. Asaj vete i ka ndodhur te mendoje anglisht te enderroje italisht.
Piktorja e sheh te keto ndjesi personale forcen e artit per te komunikuar gjera te vogla ndonjehere te padukshme. Gjithcka nis nga vetja.
Sfungjeret i krijojne ndjesine e clodhjes rehatise qetesise dhe kete material e integron ne ekspozite. Ne instalacione me nje loje dominoje hapesira ku vendosen guret jane copa sfungjeresh qe ne fakt guret jane bohce caji jeshil qe po ti hedhesh uje celin lule.
Ne instalacionin tjeter sfungjeri nuk sherben me si mbushje e nje kolltuku por eshte nxjerre jashte tij dhe eshte varur neper mure. Per Editin keto jane forma anatomike mund te jene nje shpatull nje dore nje kembe.
E vetmja gje per te cilen ajo flet cliret eshte koha e studimeve vitet 1992-1996 ne Akademine e Arteve. Ka qene studente e pedagogeve Edi Rama Edi Hila Edi Muka Najada Hamza Vladimir Myrtezai ka studiuar bashke me Anri Salen.
Atehere Akademia jetonte nje kohe te arte U thyen hierarkite mes pedagogeve dhe studenteve. U perballem me artin kontemporan dhe u gjendem te gjithe mes atij ngerci te tmerrshem te formimit te Akademise Klasike.
Te gjithe kishin nevoje per te shperthyer dhe shperthyem. Ishte nje kohe ku gjeneroheshin ide dhe eksperimentohej me to. Kemi bere ekspozita ne te gjitha ambientet uzurponim hapesirat e Akademise pa u ndalur nga strukturat.
Pas 1996-es pasi kishte mbaruar studimet per Pikture Monumentale Edit Pulaj fitoi nje burse per te marre pjese ne nje Rezidence te mbeshtetur nga Komuniteti Evropian per Artistet e Rinj.
Duhej te zgjidhte ne Noruic Angli apo Grenobel France. Editi zgjodhi Noruicin. Iu dha mundesia te punoje ne menyre te pavarur pa instruktore dhe mbikeqyres dhe te njohe mundesite e saj. Nje eksperience e tille i ndryshoi mendesine mbi artin dhe i krijoi nje raport tjeter me veten.
Pas rezidences arriti te fitoje te drejten per te ndjekur studimet master ne Byam Shaw School of Art and Design pjese e kolegjit San Martins.
Ne te njejten kohe merrej me pikture dhe bente edhe pune te tjera. Qendroi nje kohe te gjate ne Angli derisa nje moment ndjeu se duhej te shkeputej. Perse
Do te doja te shkeputesha ta rivleresoja edhe njehere Shqiperine dhe rikthimin me kohe te plote te arti. Une vazhdoj te kem nje ndjesi kerkimi. Nuk jam ne kerkim te lumturise por eshte lumturia e te kerkuarit kjo eshte motoja ne art e Editit qe reflektohet kudo.