E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, përplasen dy makina, tre të plagosur

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes mësohet të ketë qënë një grindje mes drejtuesve ajo që ka cuar në përplasje të qëllimshme të dy automjeteve. Skena e filmave aksion ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” të Lezhës, rreth orës 19:00. 

LEZHE- Aksident në qender të qytetit të Lezhës nga ku tre persona kanë mbetur të plagosur. Skena e filmave aksion ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” të qytetit pasditen e sotme rreth orës 19:00 kur makina tip Ford Eskord me targa greke ndiqte në lëvizje një tjetër mjet tip BMË me targa të Lezhës me drejtues Edison Kipti.
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka mbetur i plagosur njëri prej pasagjerëve që udhëtonte në makinën tip Ford. Ndërsa mjeti tip BMË ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit duke lënë të dëmtuar dhe dy kalimtarë, Astrit Gjoka 21 vjec dhe Besjan Vokrrin 20 vjec.

Dy të dëmtuar janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa i aksidentuari i tretë, 21 vjecari Gjoka po transportohet në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes mësohet të ketë qënë një grindje mes drejtuesve ajo që ka cuar në përplasje të qëllimshme mes dy automjeteve. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa është shpallur në kërkim drejtuesi i mjetit tip Ford i cili është larguar menjëherë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›