E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjen flamujt e PS në një zyrë elektorale në Gjirokastër

GJIROKASTËR - Një incident elektoral është shënuar në orët e vona të ditës së martë në Gjirokastër, ku i është vënë zjarri flamujve të PS në një zyrë elektorale.

Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin flamujve të Partisë Socialiste në një lokal, i cili ishte përshtatur si zyrë elektorale e PS. Flakët u përhapën me shpejtësi edhe në lulishten përpara lokalit, u desh ndërhyrja e një zjarrfikëseje për shuarjen e tyre.

Lokali ishte në pronësi të shtetasit Asim Peta, anëtarë i Partisë Socialiste. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 Peta kishte qenë kandidat për deputetë i Partisë Demokracia Sociale e Paskal Milos, njëkohësisht Peta kishte qenë edhe kryetar i kësaj partie në Gjirokastër.

Grupi hetimor mbërriti në vendngjarje dhe nisi veprimet e mëtejshme proçeduriale.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›