Historiani Dominik Venner vetëvritet në Katedralen e Notre-Dame
Vetëvrasje tragjike në Paris, ku shkrimtari dhe historiani i famshëm francez Dominik Venner, 78-vjeç vrau veten pranë altarit të Katedrales së famshme Notre Dame, e cila në ato momente ishte e mbushur me turistë. Vetëm pak orë përpara këtij veprimi ekstrem, shkrimtari i njohur si aktivist kundër homoseksualëve kishte shkruar në blogun e tij “Duhet një xhest simbolik”.
Menjëherë Katedralja ku ndodheshin rreth 1500 turistë u evakua brenda pak minutash. Venner, autor i dhjetëra veprave ishte shumë pranë ideve të ekstremit të djathtë. Impenjimi i tij me i fundit politik ishte kundërshtimi i ligjit për martesën e homoseksualëve.
Policia njoftoi se mbi trupin e tij u gjet edhe një letër në të cilën shpjegohen mbase arsyet e vetëvrasjes. Liderja e së djathtës ekstreme Marine Le Pen ka vlerësuar këtë xhest të shkrimtarit, duke shkruar në rrjetin social Twitter: “Respekt për Dominik Venner, xhesti i të fundit politik ishte përpjekja për të zgjuar popullin e Francës”.
Ngjarja ndodhi vetëm tre dite pasi ligjvënësit francez miratuan ligjin që lejon martesën mes të njëjtit seks, por ndërkohë është vetëvrasja e parë në disa dekada brenda Katedrales 850 vjecare që vizitohet nga 13 milion njerëz çdo vit.
(e.m/News24/BalkanWeb)