E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, vdes pianisti i grupit "The Doors" Ray Manzarek

LOS ANXHELOS- Pianisti i grupit ''The Doors'', Ray Manzarek, një nga anëtarët themelues të grupit legjendar të rrokut i kryesuar nga Jim Morrison, vdiq dje në Gjermani nga kanceri, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

Ray Manzarek, i cili vdiq në moshën 74-vjeçare, u takua me Jim Morrison në "Venecia Beach", Kaliforni, në perëndim të SHBA-së para se të formonte me të grupin e njohur për shumë hite si "Riders on the Storm" (1971).

Manzarek kishte reformuar grupin vitet e fundit, pavarësisht mungesës së liderit karizmatik, i cili vdiq në vitin 1971 në moshën 27-vjeçare. 

"Amerikani me origjinë polake vdiq në një klinikë në Rosenheim, pas një beteje të gjatë kundër kancerit", theksuan burimet zyrtare vendase. 
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›