E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen kërcënuesit e Rames

Gjykata e Apelit vendosi te shfuqizoje vendimin e shkalles se pare, duke lene te lire edhe 2 personat e tjere Luan dhe Fatos Rami, te akuzuar se kërcënuan me jete kreun e PS-së Edi Rama. Trupi gjykues i kryesuar nga Hysni Demiraj argumentoi se prokuroria nuk ka paraqitur prova te mjaftueshme per te akuzuarit, ndërsa përgjimi i kryer nga SHISH-i dhe i paraqitur si prove nga prokuroria ka vetëm efekt parandalues dhe jo te nje prove ne proces. Avokati qe mbronte te pandehurit Alfred Duka, tha pas vendimit se nuk ka ekzistuar asnjë plan per eliminimin fizik te kryetarit te partisë Socialiste. Nje dite me pare gjykata vendosi lirimin edhe per te akuzuarin tjetër Afrim Kica. Arrestimi i tre personave erdhi pas informacioneve nga shërbimi informativ se mund t?i benin atentat liderit Socialist Rama. Zanafilla e ngjarjes nisi pas 21 janarit kur Luan Rami i dërgon nje mesazh kërcënues Edi Rames pas dëmtimit te makinës gjate demonstratës se opozitës. Gjykata e Tiranës vendosi për ta masën burg me afat 30 ditor ne pritje te provave te akuzës.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›