E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjen pemët ku jetonin fantazma, frymëzuan artistin Namatjira (FOTO)

Australi- Dy pemë ku mendohet se jetonin fantazma, të bëra të famshme nga puna e artistit australian Albert Namatjira janë gjetur të djegura.

Zyrtarët në qytetin e Alice Springs në Northern Territory thonë se ata besojnë se zjarri është vënë qëllimisht. Pemët pritej të shtoheshin në një regjistër të trashëgimisë kombëtare.

Pemët janë konsideruar si vende ku jetojnë shpirtrat në kulturën vendase dhe frymëzuan shumë prej pikturave të Namatjir-s me bojëra uji.

Zyrtarët thonë se ishin marrë masa kohët e fundit për t’i mbrojtur nga zjarri pemët dhe të mos lejohej lagështia për të shkuar në rrënjët e tyre. Ministri i Northern Territory e quajti ngjarjen “të vërtetë të trishtuar”.

“Këto dy pemë e sollën këtë njeri të famës dhe sollën Northern Territory në hartën e botës”,- tha zonja Anderson.

Pemët e famshme

Shkrimtarja e artit Susan McCulloch i tha ‘Sydney Morning Herald’ se shkatërrimi i pemëve ishte “i tmerrshëm dhe një akt tragjik i vandalizmit kulturor”. Namatjira vdiq në vitin 1959 duke fituar njohje të gjerë për pikturat e tij të peizazhve të gjalla të shkretëtirës qendrore australiane.

Pemët e djegura

Dorina Bilbili/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›