Tragjedi në Kinë, flakët e zjarrit i marrin jetën shtatë fëmijëve jetimë
Kinë- Një zjarr që shpërtheu në një jetimore private në veri të provincës Henan të Kinës ka lënë të paktën shtatë fëmijë të vdekur.
BBc-ja raporton se zjarri filloi në 08:30 me orën lokale dhe vijoi për dy orë, agjencia e lajmeve Xinhua citoi një zyrtar të qeverisë lokale.
Katër fëmijë vdiqën në zjarr, ndërsa tre humbën jetën nga lëndimet gjatë rrugës për në spital. Shkaku i zjarrit ende mbetet për t’u përcaktuar.
Banorët lokalë thonë se një grua me emrin Juan Lihai kishte qenë duke përdorur një shtëpi në qarkun Lankao si strehim për jetimët dhe fëmijët e braktisur. Raportet thonë se gruaja, një shitëse rruge, ka ofruar strehë për dhjetra fëmijë gjatë dy dekadave. Mbetet e paqartë se sa fëmijë ishin në shtëpi gjatë incidentit dhe sa të tjerë u plagosën.
Provinca Henan ka parë tragjedi që përfshijnë fëmijët në muajt e fundit. Në dhjetor, një njeri me thikë plagosi 23 fëmijë në një shkollë në fshatin Chenpeng.
Dorina Bilbili/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: