Digjen posterat e “Aleanca Kuq e Zi”

Digjen posterat e “Aleanca Kuq e Zi” në qytetin e Korcës, në të cilën kanë organizuar një tubim para dy ditësh.
Organizatorët e nënshkrimit të nismës ligjore po mbledhin nënshkrime në të gjitha qytetet e vendit për të arritur shifrën 20 mijë dhe më pas për ta paraqitur në Kuvend me kërkesën e anulimit të dy neneve të ligjit për regjistrimin, për të mos vendosur detyrimin e deklarimit të kombësisë dhe të besimit fetar.
Sipas aleancës “Kuq e zi” maratona do të vijojë në çdo qytet pasi sipas saj, falsifikimi i kombësisë nuk tolerohet dhe se është koha për integritet kombëtar.