E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafili pranon Une i vrava dy vellezerit Pjetrushi mora hakun e babait

Hetimi/ Ish i arratisuri rrefen krimin planin e ekzekutimit dhe mjetet me te cilet kreu krimin e dyfishte. Nuk tregon bashkepunetoret

Une i vrava dy vellezerit Pjetrushi mora hakun e babait. Ky ka qene deklarimi i bere nga Admir Tafili disa ore pas vrasjes se dyfishte ne Grude te Shkodres duke pranuar pa asnje rezistence autoresine e saj. Madje burime te besueshme bejne te ditur se ne fytyren apo shprehjet e Tafilit nuk u shpreh aspak pendese per krimin e kryer dhe cdo deklarim u dha me gjakftohtesi. Dukej sikur Admir Tafili me ne fund kishte arritur te permbushte qellimin e arratisjes disa javore ate te vrasjes se personave me te cilet deklaron ishte ne gjak per shkak te akuzave te shpeshta ndaj Prele Pjetrueshit se i kishte vrare babane. Por ajo qe nuk tregoi ish i arratisuri ishte se kush e ndihmoi te fshihej te kryente krimin dhe me pas te largohej nga Shkodra per tu arrestuar disa ore me vone ne kryeqytet nga specialet e RENEA-s. Ai ka dhene detaje rreth planit te bere per tu hakmarre realizimit te tij ne oret e mengjesit se te premtes dhe ekzekutimit te dy vellezerve te ish-shefit te krimeve shume vite me pare ne Shkoder te cilin Tafili e akuzon per vrasjen e babait te tij Bahriut. Une i ruajta per dy jave rresht dy vellezerit Pjetrushi isha i informuar per cdo levizje te tyre. U bera prite tek vendi afer varrezave i prita i armatosur me kallashnikov me makinen time Fiat Punto. Po une i kam vrare te dy vellezerit per te marre gjakun e babait tim te vrare. Kisha informacion per ta edhe ku dhe kur e pinin kafene - eshte rrefyer Tafili. Me tej Tafili ka shpjeguar me detaje per grupin hetimor se pas ngjarjes ai eshte kthyer ne Tirane pa thene arsyen. Me pas Tafili ka ndihmuar policine me shpjegimet e tij qe te gjente makinen me te cilen ka bere prite dhe eshte larguar nga vendngjarja. Sipas burimeve policore makina Fiat Punto eshte gjetur e parkuar sipas shpjegimeve qe ka dhene Tafili disa metra larg lokalit ku i shumekerkuari u kap duke pire kafe ne zonen e ish-kinostudios ne Tirane. I shumekerkuari ka treguar gjithashtu se pas 2 vrasjeve armen kallashnikov e ka hedhur ne nje lum duke i treguar policise edhe vendin e sakte. Deklarimet e Tafilit para policise tregojne per nje permbushje te misionit te tij ate per te cilin ai kishte planifikuar edhe arratisjen pas lejes disa oreshe te dhene nga Burgu i Shen Kollit. Qellimi ishte vrasja e personave me te cilet ishte ne gjak ne pamundesi per te ekzekutuar ate qe ai dyshon se eshte autori i vrasjes se babait te tij shume vite me pare. Madje nga ana e Admir Tafilit ka pasur edhe nje tentative te deshtuar per vrasjen e Prele Pjetrushit por ne ate kohe thjesht e ka plagosur ate.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 0710 te mengjesit te se premtes ne fshatin Grude e Re komuna Rrethina Shkoder kur personi ne arrati Admir Tafili ka qelluar per vdekje me arme zjarri Nike M. Pjetrushin 43 vjec dhe Gjovalin M. Pjetrushin 25 vjec te dy banues ne po kete fshat. Dy vellezerit Pjetrushi sapo kane dale nga shtepia dhe ndodheshin ne automjetin e tyre tip Audi jane qelluar me bresheri automatike ku per pasoje te dy kane humbur jeten ndersa autori i vrasjes mundi te largohej me shpejtesi nga vendngjarja. Autori i krimit te dyfishte eshte shtetasi Admir Tafilaj 35 vjec nga Shkodra te cilit ne momentin e arrestimit nga specialet e RENEA-s i eshte gjetur dhe sekuestruar nje arme zjarri pistolete tip TT e cila ishte e mbushur si dhe kater krehra me fisheke. Shkak ka qene hakmarrja pasi familja Tafilaj akuzon se ne nje aksion te RENEA-s ne vitin 2001 ku mbeti i vrare Bahri Tafilaj i kerkuar ne ate kohe per vrasjen e Skender Gecit u vra dhe ish-drejtori i policise se Shkodres Arben Zylyftari. Si pasoje ne pranga ra Genc Tafilaj qe u akuzua per vrasjen e Arben Zylyftarit ndersa mbeti i vrare babai i tij Bahri Tafilaj. Familja akuzoi per vrasjen e Bahri Tafilajt ish-shefin e krimeve ne ate kohe Prele Pjetrushin ndersa e akuzoi ate edhe per vrasjen e ish-drejtorit Arben Zylyftari. Admir Tafilaj vellai i Gencit vjen nga Italia por arrestohet ne vitin 2002 dhe akuzohet se i ka bere prite per qellime hakmarrjeje ish-shefit te Malesise se Madhe Prele Pjetrushit te cilin i pandehuri e akuzonte se i kishte vrare te atin Bahri Tafilaj.

Arratite

Perpara arrestimit ne Shqiperi Tafilaj kishte kryer nje arratisje po te bujshme edhe ne shtetin zviceran ku po vuante denimin per ceshtje droge. Pasi u arratis nga Zvicra ai eshte kthyer ne Shkoder ku brenda nje kohe te shkurter vuri ne zbatim planin e hakmarrjes nga ku ne nje prite plagosi ish-shefin e Malesise se Madhe. Ne shkurt te 2009-s Tafilaj doli para gjykates per te deshmuar per nje arratisje tjeter te bujshme ate te Burrelit ku duke prere hekurat e burgut dy te denuar te perjetshem dolen nga sektori B i ketij burgu per tu arrestuar ore me vone. Ne tetor te 2010-s rreth pese muaj me pare per shkak te sjelljes se mire ne qeli dhe justifikimit se shpesh ishte ne gjendje jo te mire shendetesore Admir Tafilaj i burgosur ne Shenkoll te Lezhes perfitoi tete ore leje per te shkuar ne shtepine e tij ku edhe beri nje arratisje spektakolare per te cilen u ndeshkuan drejtues e shume punonjes policie. Deri dje ai qendronte i lire dhe i shpallur ne kerkim dy here per arratisje nga burgu dhe tashme si i dyshuar per vrasjen e vellezerve Pjetrushi ne Grude te Shkodres.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›