Shperndarja e droges arrestohen dy te rinj
Policia e Korces arrestoi dje dy te rinj Majkell Jakoven dhe Antonio Kallcon perkatesisht 20 dhe 26 vjec te dyshuar si shperndares droge. Burime zyrtare nga policia lokale bene te ditur se dy te rinjte akuzohen si shperndares te lendes narkotike te tipit heroine ne qytetin e Korces. Ne momentin e arrestimit ne cilesine e proves materiale ne ngarkim te tyre Policia sekuestroi 4 doza lende narkotike e llojit heroine si dhe nje arme te ftohte. Ndersa ndaj te rinjve u mor masa e menjehershme e arrestit materialet hetimore i kaluan Prokurorise se Rrethit per vepren penale te prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike.