Digjen shkurret tek ish-Fusha e Aviacionit, flakët rrezikuan banesat
Tiranë- Zona me shkurre tek ish-Fusha e Aviacionit në Tiranë është përfshirë nga flakët e zjarrit. Siç shihet edhe në këto foto zjarri është përhapur në disa vatra duke krijuar një rrezik potencial për disa banesa private aty pranë.
Ndërkohë që tymi i dendur ka sjellë edhe mbingarkimin e ajrit. Zjarrëfikësit në vendin e ngjarjes punuan për vënien e tyre nën kontroll.
Nga zjarri nuk ka të lëduar në njerëz, por përhapja e flakëve ka rrezikuar edhe ish-godinën e vjetër të Aviacionit.
Kjo nuk është hera e parë që bie zjarr në këtë zonë. Çdo verë për shkak të temperaturave të larta ose hedhjes së ndonje cigareje zona me shkurre të thata merr flakë.