E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zaptuan hapësirat publike, bashkia bllokon tre subjekte private në Tiranë

lokale-ne-trotuar-11Tiranë- Aksioni për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet ka vijuar edhe sot nga Bashkia e Tiranës. Duke bllokuar edhe aktivitetin e tre subjekteve private.

Aksioni i sotëm u zhvillua në rrugën Ferit Xhajko. Në këtë zonë pavarësisht se policia bashkiake u kishte vënë gjobë subjekteve që kishin zaptuar trotuarin, ata sërish nuk kishin liruar këto hapësira.

Në këto kushte bashkia tha se deri në pagesën e gjobës, këto subjekte do të qëndrojnë të bllokuara prej saj.

Këto subjekte në vijimësi kanë zënë hapësirat publike si dhe nuk kanë paguar as gjobën e vendosur,-tha Bashkia e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›