Humb jetën 10-vjeçari në Durrës. Gropa me ujë mbyt xhaxha e nip në Mat
Durrës/Mat- Një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën dhe babai i tij ka mbetur i plagosur rëndë pasi automjeti me të cilin po udhëtonin është përplasur me një shtyllë betoni në fshtatin Piezë të Durrësit.
Aksidenti i rëndë ndodhi teksa mjeti tip Benz me targa AA994AX, që udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit u përplas fatalisht me shtyllën.
Për pasojë fëmija i mitur mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital. Sakaq i ati që drejtonte mjetin Alfred Jusufi 40 vjeç është në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë po sot një fëmijë 14 vjeç dhe xhaxhai i tij janë mbytur në Macukull të Matit. Shkak është thithja nga një gropë me ujë afro tetë metra e thellë. Policia tha se viktimat janë Ramazan Pilin dhe nipi i tij i mitur.
Mësohet se fillimisht 14-vjeçari është futur në ujë për tu larë, por pasi është zhdukur 52-vjeçari Pili është futur për ta shpëtuar. Por asnjëri prej tyre nuk mundi të dilte i gjallë nga gropa thithëse e shtrirë në kodër.