Digjen ullishtet dhe vreshtat, për të dytën ditë radhazi ka rënë zjarr në Golem të Lushnjës

Në Golem të Lushnjës një zjarr në kodrat e zonës, shkrumboi sipërfaqe të tëra me vreshta dhe ullishte.
Zjarri ka dëmtuar gjithashtu edhe tubacionet e ujit që fermerët kishin investuar për ujitje, si dhe rrjeti elektrik që mundësonte vënien në punë të pompave të ujit.
Zona e Golemit u përfshi nga zjarri për të dytën ditë radhazi, këtë të shtunë, duke djegur sipërfaqe të tëra.
Edmond Tabaku, fermer i zonës mundohet që me kova me ujë të shuajë zjarrin që i ka djegur gjithë investimin e tij.
Zjarrfikësit të shoqëruar edhe nga policia e Shtetit kanë shkuar për të shuar zjarrin. Dy ditë më parë në këtë zonë u dogjën vreshta e ullinj dhe sipërfaqe me shkurre të ulëta.
Të shtunën zjarri përfshiu tokat, pas vjeljes së prodhimeve bujqësore. Policia e Lushnjës ka proceduar dy persona, të dyshuar si autorë të zjarrvënës dhe djegies së ullishtes dhe tokave bujqësore në Golem.
Gazetare: T. Shamku
/RTSH/