E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

29 korrik, nisin aplikimet për në universitete në U-Albania

Maturantët që kanë mbyllur me sukses provimet e Maturës Shtetërore kanë nisur këtë të shtunë aplikimet për në universitetet shqiptare, publike dhe private. 

Në këtë raund të parë aplikimet do të zgjasin deri më 3 gusht. 

Si dhe më parë aplikimet po kryehen në portalin U-Albania. 

Kriteri bazë vijon të mbetet mesatarja, e cila duhet të jetë minimalisht 6,5 për të patur të drejtën e aplikimit.

Për kandidatët, me mesatare të ulët aplikimet mud të kryhen vetëm në programe 2 vjeçare studimi.

Publikimi i renditjes se aplikantëve do të bëhet me 27 gusht, ndërsa regjistrimi në raundin e parë do të hapet në datat 29 gusht deri më 11 shtator.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministrja e Arsimit Evis Kushi i ftoi maturantët që të ndjekin studimet e larta në universitetet e Shqipërisë. Ata do të përfitojnë nga programet e studimit të përbashkëta apo të dyfishta të hapura në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit, si dhe veçanërisht programet e shpallura prioritet kombëtar. Në këto degë kandidatët mund të përfitojnë bursa mujore sa paga minimale, ose përjashtim nga tarifat.

Studentet do të kenë mundësi të regjistrohen këtë vit vetëm në 2 raunde.

Pas raundit të dytë, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në IAL deri në plotësimin e gjitha kuotave.

Gazetare Keti Toroveci

/ rtsh /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›