Digjet automjeti në ecje në afërsi të Elbasanit

Sot në aksin Elbasan–Tyneli i Krrabës–Tiranë, pranë fshatit Dopaj, një automjet është përfshirë nga flakët ndërsa ishte në lëvizje. Sipas burimeve paraprake, zjarri ka nisur papritur në pjesën e përparme të makinës, duke detyruar drejtuesin të ndalojë dhe të largohet menjëherë për t’u shpëtuar.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, por mjeti është djegur thuajse plotësisht. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit dhe policia, të cilët shuan flakët dhe siguruan zonën për të shmangur aksidentet e tjera.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë zbuluar, por dyshohet për një defekt teknik në sistemin elektrik të automjetit. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/vizionplus.tv