Gramsh: Kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari i shpallur në kërkim, qarkullonte me automjet të vjedhur

Specialistët e Komisariatit të Policisë Gramsh kanë arrestuar një 32-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje të një celulari. Shtetasi S.K., banues në Kuçovë, u kap në Gramsh duke qarkulluar me një automjet tip “Volkswagen”, i dyshuar të ishte vjedhur në Tiranë.
Nga hetimet rezulton se më 23 maj 2025, ai ka vjedhur në Tiranë automjetin në pronësi të shtetases A.D., ndërsa më 28 maj 2025 në Dimal ka vjedhur një celular nga një shtetase.
32-vjeçari ka precedentë penalë për vjedhje dhe ndodhet në pranga për veprimet e kryera. Policia vijon hetimet për ngjarjet.
/vizionplus.tv