Digjet banesa në Vlorë, pas sheshit të Flamurit/ Shkaktohen dëme të shumta materiale

Një banesë dy katëshe në Vlorë, u përfshi nga flakët, mesditën e kësaj të marte
Ndërtesa e cila gjendej në afërsi të sheshit të flamurit, në katin e parë të saj shfrytëzohej si servis automjetesh.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse nuk e parandaloi shkrumbimin e plotë të saj por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Afërsia me disa shtëpi private dhe ndërtesa të tjera shumëkatëshe ka shkaktuar panik tek banorët.
Sipas autoriteteve, shkak mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike, por ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.