Grabitet një argjendari në Kamëz, 3 autorët të maskuar marrin bizhuteritë dhe largohen

Një argjendari ka rënë pre e një grabitje në Kamëz, pasditen e kësaj të marte (28 nëntor). Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua në rrugën “Nënë Tereza”, rreth orës 17:15, ku tre persona të maskuar, nën kërcënimin e automatikut, kanë marrë disa bizhuteri.
Ata më pas janë larguar me një automjet tip “BMW”. Policia bën me dije se janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.
Po ashtu, sipas policisë, për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.
/rtsh.al/