E Martë, 3 Nëntor 2026

Ngritja e flamurit në rrethe- Ceremoni festive në 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Elbasani ishte i pari qytet në Shqipëri që ngriti flamurin e Pavarësisë.  Më 25 nëntor 35 patriotë, atdhetarë dhe intelektualë me në krye Aqif Pashën, nënshkruan aktin e pavarësisë dhe për këtë vendim njoftuan Ismail Qemalin. 

Shkodra e ngriti në mënyrë simbolike flamurin kombëtar në sheshin para Bashkisë. Si dhe u vendosën kurora para shtatores së Luigj Gurakuqit, njërit prej firmëtarëve të pavarësisë së vendit por edhe në vende të tjera ku prehen dëshmorët e atdheut.

Ceremonia në Lezhë  nisi pranë obeliskut të “Besëlidhjës”, ku u ngrit flamuri dhe u vendosen kurora me lule nga autoritetet locale si dhe u organizua aktivitet festive

Në Gjirokastër u zhvilluan homazhe në Memorialin e Rilindasve në nderim edhe të kontributit të patriotëve dhe atdhetarëve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Në fier, 11 vjet më parë, ishte kreu i bashkisë se asaj kohe Tonc Kilica që ngriti Flamurin Kombëtar. Sot qytetarë të shumtë dhe drejtues të pushtetit vendor dhe komunitetet fetare kanë festuar Pavarësinë.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›