E Hënë, 2 Nëntor 2026

Digjet magazina në Shkodër, lëndohet një efektiv i shërbimit zjarrfikës

Një zjarr përfshiu katin e tretë të një banese që shërbente si magazinë në lagjen “Daniel Matlija” të qytetit të Shkodrës. Për shkak të materialeve prej gome, flakët u përhapën me shpejtësi, duke krijuar re të mëdha tymi dhe panik në zonë.

4 automjete të shërbimit zjarrfikës Shkodër ndërhyn për shuarjen e flakëve që rrezikonin disa biznese në zonë të cilat janë njësi shërbimi. Ngjitur ndodhen edhe një pallat, shkollë private dhe objekt kulti.

Një efektiv i shërbimit zjarrfikës përfundoi në spital, pasi tymi i krijoi probleme me frymëmarrjen.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, por dyshimet e para janë ato të një shkëndije elektrike.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›