E Hënë, 2 Nëntor 2026

E rëndë në Lushnjë, 39-vjeçari dhunon bashkëshorten dhe ngacmom s*ksualisht vajzën e saj të mitur

Një 39-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga policia.

Dyshohet se shtetasi A.R, banues në fshatin Krutje e Poshtme, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas policisë, 39-vjeçari gjithashtu ka keqtrajtuar dhe ngacmuar seksualisht vajzën e saj 11 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin A. R., 39 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka keqtrajtuar dhe ngacmuar seksualisht vajzën e saj 11 vjeçe”, njoftoi policia.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›