E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet makina para Kryeministrisë

 Një makinë është djegur paraditen e së enjtes para selisë së Kryeministrisë, në Tiranë, për fat të mirë pa shkaktuar të lënduar.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, të cilët gjithësesi kanë ruajtur distancën nga automjeti në flakë.

Është dashur mbërritja e zjarrfikësve që zjarri të shuhej tërësisht dhe të shmangej rreziku që të përfshinte ndonjë objekt tjetër.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Genci Çuçi tha se gjithçka ndodhi fare papritur. Në automjet, sipas tij, u dogj një lap top dhe sende të tjera personale./tch/Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›