E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtohen dy ura në Segash

Në kuadër të investimeve kapitale në projektet e infrastrukturës rrugore në dy fshatra të Komunës së Podujevës është duke u bërë ndërtimi i dy urave dhe revitalizimi e zgjerimi i një ure tjetër

Në fshatin Segash kanë filluar punimet në ndërtimin e dy urave mbi lumin Kaçandoll, kurse në fshatin Dobërdol është duke u bërë zgjerimi dhe revitalizimi i urës ekzistuese të fshatit mbi lumin Llap.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Faik Muçiqi tha se punët në ndërtimin e urave janë duke u zhvilluar sipas dinamikës së paraparë.

“Në Segash janë duke u ndërtuar dy ura mbi lumin Kaçandoll, kurse në Dobërdol po rivitalizohet dhe zgjerohet ura ekzistuese. Kompanitë e kontraktuara janë duke kryer punët sipas dinamikës së paraparë dhe brenda dy javësh do të përfundojnë punimet në tri urat”, tha drejtori Muçiqi.

Punët ndërtimore në realizimin e këtyre projekteve janë duke i kryer kompanitë “Apollonia” dhe “Ndërtimtari”, kurse vlera investuese është rreth 20 mijë euro. /Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›