E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet nje banese ne Shkoder


Nje banese e vjeter eshte shkrumbuar nga zjarri ne oret e para te se dieles ne qytetin e Shkodres ku si pasoje kati i dyte eshte shembur dhe kane mbetur vetem muret ne kembe. Ka qene ora 0400 e se dieles kur ne banesen e familjes Jenisheri ne qytetin e Shkodres ne afersi te teatrit Migjeni ka rene zjarr.

Mesohet se ne banese ka qene vetem nje pjesetar i kesaj familjeje i cili ka mundur te largohet pa u demtuar ndersa banesa e vjeter eshte perfshire nga flaket. Fqinjet kane lajmeruar zjarrfikeset pasi flaket mund te perhapeshin dhe ne banesa te tjera. Nderhyrja e tyre ka bere te mundur lokalizimin e me pas shuarjen e zjarrit.

atia kati i dyte dhe tavani i katit te pare jane shembur si pasoje e djegies se trareve ndersa eshte shkrumbuar gjithcka duke mbetur vetem muret e jashtme. Banesa ka qene e vjeter dhe prej vitesh ne te nuk banonte njeri ndersa pronaret e saj kujdeseshin per te vazhdimisht.

Mendohet se shkak i zjarrit ka qene energjia elektrike pasi rrjeti i instalimit te saj ka qene mjaft i vjeter. Flaket jane perhapur shume shpejt dhe per pak minuta gjithcka eshte shkrumbuar. Policia po heton lidhur me shkaqet e renies se zjarrit ku pervec energjise elektrike pista hetimi jane dhe ato te pakujdesise apo zjarrvenies se qellimshme.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›