BerishaDom Nikolle Kacorrin nuk e ndalen dot donkishotet e historise
Me rastin e riatdhesimit te eshtrave te rilindesit dom Nikolle Kacorri ne katedralen e Shen Lucise ne Durres eshte mbajtur nje meshe ku ka marre pjese edhe kryeministri Sali berisha dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
Dom Nikolle Kacorri ishte nje nder personalitetet qe firmosi pavaresine e Shqiperise nenkryetar i qeverise se Vlores dhe protagonist kryesor i zhvillimeve kulturore dhe politike me peshe kombetare. Ai ishte pjesemarres edhe ne Kongresin e Manastirit ku u percaktua alfabeti i gjuhes shqipe.
Eshtrat e tij u kthyen ne atdhe pas 94 vjetesh. Gjate fjales se tij Berisha shprehu nderimin dhe mirenjohjen e tij ndaj Dom Nikolle Kacorrit. Ai u perket atyre burrave te cilet dhane per kete komb dhe per kete vend me shume se kushdo tjeter dhane per mevetesine lirine dinjitetin e tyre. Imzot Nikoll Kacorri shnderroi dioqezen e tij jo vetem ne nje keshtjelle besimi tek Krishti dhe zoti por ne nje keshtjelle besimi te pathyeshem tek flamuri dhe Shqiperi. Asgje nuk ishte e rastesi sepse ky qytet mijera vjecar u perzgjodh per tu valevitur flamuri i pavaresise kjo sepse flamuri kishte ketu flamurtarin e pamposhtur kishte ketu Dom Nikoll Kacorrin.
Berisha e quajti dom Nikolle Kacorrin arkitektin e qeverise se pare te shtetit shqiptar te pavarur. Themeluesi i pavaresise dhe kryesuesi i qeverise se pare se bashku me Ismail Qemalin do te detyrohej te largohej te mergonte ne Vjene. Atje i ra nje semundje e rende thuhet se ishte kancer por ate nuk e mposhti kanceri. Me te rende se kancerin me te rende se cdo gje ai kishte brengen e madhe per kombin dhe vendin. Shqiptaret ne 2/3 e tyre lengonin te pushtuar nga fuqia armike te tyre. Dhe jo se ata nuk luftuan ata luftuan per bashkimin e trojeve te tyre per bashkimin e kombit te tyre por sepse fuqite me te medha ushtarake te botes u perdoren barbarish kunder tyre ne menyre qe fqinjet te mund te vendosnin pushtetin e tyre.
Ne vijim te fjales se tij Berisha shtoi Bashibozuke mercenare antishqiptare nen flamurin rrofte baba poshte shkaba do ta zhysnin vendin ne kaos. Shqiperia do te hynte ne nje perpelitje tjeter te madhe per ti shpetuar ambicieve lakmitare lakmive te papermbajtura te fqinjeve per copetimin e saj ndaj dhe nje nga themeluesit kryesore i pavaresise vdiq me nje brenge te madhe per vendin e tij.
Kryeministri u shpreh krenar per faktin s Dom Nikolle Kacorri sot kthehet ne nje vend i cili eshte vend anetar i NATO-s ashtu sic edhe e kishte projektuar ai.
Sot kthehet i lumtur ne token e tij sepse shqiptaret jane te lire sepse Kosova eshte e lire sepse shqiptaret kudo jane te lire. Natyrisht sot na del para ndonje Haxhi Qamil serish bertet rrofte baba por keto jane don kishoter te historise. Hapin tone vullnetin tone vendosmerine tone per te ecur drejt Europes nuk do te mund ta pengoje asgje. Dom Nikoll Kacorri eshte nje burim frymezim i madh per Shqiperine dhe shqiptaret ne kete rruge perfundoi ai.