Digjet një pjesë e kurorës së gjelbër në kala
Zjarri është evidentuar nga banore te Gjirokastres, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrëfikës të qytetit. Shkaku i zjarrit, sipas specialistëve, mendohet të ketë qenë pakujdesia e banorëve të jetojnë në këtë zonë.
GJIROKASTËR- Një pjesë e kurorës së gjelbër në kalanë shumëshekullore të qytetit të Gjirokastrës është djegur plotësisht nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë.
Zjarri është evidentuar nga kalimtarë të rastësishëm, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrëfikës të qytetit. Vatra e zjarrit është shfaqur poshtë kullës së sahatit dhe mosndërhyrja në kohë, përveç gjelbërimit rrezikonte edhe djegien e pemëve që i japin portës lindore të kalasë një pamjte krejt të veçantë. Shkaku i zjarrit, sipas specialistëve, mendohet të ketë qenë pakujdesia e banorëve të jetojnë në këtë zonë.
Kurora e gjelbërt e kalasë së Gjirokastrës, e cila ndodhet në kodrën më të lartë të qytetit i është nënshtruar një kujdesi të veçantë nga ana e pushtetit vendor për vetë vlerat që përmban. Në sezonin e mbjelljes së pemëve, çdo vit në këtë kurorë shtohen me dhjetra pemë të reja, të cilat e kanë ndryshuar ndjeshëm masën e gjelbërimit brenda hapësirës publike në qytetin e Gjirokastrës.
(d.b/BalkanWeb)