E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri për një vilë, tre vëllezër përdorin armët

Sherri për një vilë mes tre vëllezërve biznesmenë
ka sjellë një të plagosur, ndërsa për
një tjetër është tentuar vrasja. Ngjarja ka ndodhur
dy net më parë, e cila ka nisur në Sukth
të Durrësit dhe ka përfunduar në Tiranës, Sipas
policisë, Ruzhdi Z., 23 vjeç, banues në Dibër,
rreth orës 13.25 të së enjtes, në Sukth, për motive
pronësie ka tentuar të vrasë me pistoletë, duke
qëlluar në drejtim të vëllait Latif Z., 35 vjeç.
Fatmirësisht, plumbat nuk e kanë kapur. Por një
orë më vonë, Latifi ka ardhur në Tiranë për të
diskutuar me vëllain tjetër Laim Z., 36 vjeç. Por
gjatë debatit në banesë te rruga "Jordan Misja",
ata janë konfliktuar dhe Latifi ka plagosur me
thikë vëllain e tij. Policia tha se ka mundur të
zbardhë dy ngjarjet dhe ka shpallur në kërkim
Ruzhdiun dhe Latifin, ndërkohë që vëllai tjetër,
Laimi, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›