E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushimet, fluks emigrantësh në doganën e Kakavijës

Pushimet sjellin ne atdhe emigrantet shqiptare qe punojne e jetojne ne Greqi. Në doganën e Kakavijës në Gjirokastër vetëm gjatë mesnatës mbi 4 mijë persona kanë hyrë në drejtim të vendit tonë 

GJIROKASTER-Emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë prej vitesh ne Greqi po rikthehen në atdhe për të kaluar pushimet e verës. Për këtë arsye në doganën e Kakavijës në Gjirokastër sot paradite është vënë re një fluks i madh hyrjesh, ku vetëm gjatë mesnatës mbi 4 mijë persona kanë hyrë në drejtim të vendit tonë. Shtetasit shqiptarë, shumica e të cilëve udhëtonin me automjete e tyre personale janë rreshtuar në sportelet e doganës dhe kanë pritur radhën për të kaluar drejt atdheut. Mbi 900 automjete krijuan një radhë prej 4 kilometrash ndërkohë që pritja u përball dhe me vonesat në anën e doganës greke që punon aktualisht vetëm me një sportel. Mësohet se pala shqiptare po punon me kapacitet të plotë për të mos shkaktuar vonesa. Ndërkaq pritet që gjatë ditës së sotme numri i personave që hyjnë të trefishohet. 

 Vonesa të tilla për emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi janë rikthyer në rutinë për cdo muaj gusht që ata preferojnë të rikthehen për pushime në atdhe. Bashke me grate dhe femijet ata qendrojne ne pritje per ore te tera deri ne perfundim te procedurave.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›