E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjet raundi i trete raundi i katert te henen

Të premten Parlamenti dogji edhe raundin e tretë të votimit për zgjedhjen e Presidentit, raundin e fundit konsensual, ku kërkohen të paktën 84 vota, ndërsa si edhe ne dy raundet e meparshem nuk pati asnje kandidat zyrtar.

Tashme, ne votimin e katert do te nevojitet vetem nje shumice e thjeshte per te zgjedhur kreun e ri te shtetit.
 
Pas seances Konferenca e kryetareve te grupeve parlamentare vendosi që raundi i katert per zgjedhjen e presidentit të ri te mbahet te henen ne oren 10.00. Vendimi për këtë seance duket si konsensusi i vetëm që kanë arritur palët në këtë proces përzgjedhje të kreut të ri të shtetit.

Zgjedhja e presidentitPresidenti, Zaganjori: Tërhiqem nga gara Meta rikthekson mbështetjen për Zaganjorin Rama: Shumë pranë konsensusit Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi akuzoi Kryeministri Sali Berisha si përgjegjës për dështimin për herë të tretë të zgjedhjes së një presidenti konsensual, proces që është tepër i rëndësishëm  për Shqipërinë në rrugën drejt integrimit.

"Ky nuk është dështimi ynë, nuk është dështimi i këtij parlamenti, por ky është një dështim që ka një emër të përvecem, të kreut të kësaj mazhorance", tha Ruçi.

Sipas tij, opozita prej kohësh ofroi dakordësinë, kërkoi konsensusin, por Kryeministri i vendit mban përgjegjësinë për dështimin.

"Kryetari i Partisë Socialiste të ka bërë ofertë në tryezën e negocimit, një qasje një vizion politik për të ardhmen e vendit. Oferta nuk ishte partiake, por ishte për interesa kombëtare, nuk ishte personale, por ishte një ofertë serioze dhe institucionale. Oferta e PS ishte konsensusi presidencial, pa diktuar emra dhe pa diktatuar vetëm një zgjidhje", tha Ruçi.

Kreu i grupit i grupit Kuvendor socialist ftoi mazhorancen qe te korrigjoje veprimet e veta dhe t'i therrase koshiences politike per interesat e vendit.

Pas fjalës së Rucit, Kryeministri Sali Berisha u shpreh që në fillim të deklarimit të tij se dogma dhe mashtrimi janë shinat me të cilat lëviz opozita.

Duke bërë një rezyme të të gjithë akteve të kryera në procesin e zgjedhjes së Presidentit, Berisha theksoi se marrëveshja e firmosur në 2009 me LSI-në është një detyrim që cdo hap të bëhet në ujdi me këtë forcë politike.

"Opozita duhet të marrë përgjegjësitë e veta.Në vend të një tryeze për bisedime për modalitetete, morëm ultimatume. Ultimatumet, kushtet mua nuk më impresionojnë. Unë këto i konsideroj si veprime sovrane të opozitës shqiptare", tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë bëri me dije se ai asnjëherë nuk ka propozuar Presidentin.

"Në Gjykatë Kushtetuese kjo qeveria ka patur 3 ligjet me politike dhe Xhezair Zaganjori për këto tre ligje ka votuar kundër qeverisë", tha Berisha.

Po ashtu Berisha akuzoi opozitën për fushatën e nisur prej muajsh kundër Jozefina Topallit për Presidente dhe në ndërgjegjjen e tij Topalli mund të ishte kandidate serioze për kreun e shtetit.

"Unë plotësova kushtet nuk solla kandidaturë nga Partia Demokratike. Po bllokoni këtë proces për të bllokuar Shqipërinë", tha Berisha, duke theksoi se opozita ka qëllimin madhor, bllokimin e statusit.
 

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›